VLORE- Një 80-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pas djegies së një kasolleje në një stan në urën e Gjormit në Vlorë. Viktima është identifikuar si Selvi Zenelaj, ndërsa ngjarja ka ndodhur në orën 08:37 të mëngjesit të sotëm.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se ngjarja ka qenë aksidentale ndërsa shkaqet e përhapjes së flakëve kanë qenë nga një zjarr që ishte ndezur brenda stanit për tu ngrohur. Fillimisht kanë marrë flakë rrobat ndërsa më pas e gjithë kasollaj. Po ashtu mësohet se 80-vjeçarja ka pasur probleme me shikimin dhe kjo e ka barë të pamundur që të dal jashtë kasolles që mori flakë.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në vendin e quajtur Ura e Gjormit në Vlorë, ku Selvi Zenelaj, 80 vjeç humbi jetën si pasojë e flakëve që ranë në një banesë të vjetër.
Djali i viktimës Shkëlqim Zeneli është shprehur se nëna e tij ishte e paralizuar dhe nuk e kishte menduar që do të ngrihej dhe të ndizte zjarrin. Ai ka deklaruar se vetë kishte fjetur në një dhomë tjetër që ishte e ndarë nga ndërtesa që u përfshi nga flakët. Ndërsa nënën e ka gjetur të vdekur në mëngjes.
"Nënë e kisha. Ishte pak e sëmurë, ishte gjysmë e paralizuar, i shërbeja vetë. Lyem me gëlqere këto dhe i shtuam bashkë me vëllanë. Më tha mos ik të keqen nëna, po ika u shtriva të dhoma tjetër. Kur ngrihemi në mëngjes, nëna djegur. Nëna jetonte me neve e babain. Babai mbrëmë ishte në shtëpitë në fshat. Është ngritur marramendësh ka ndezur zjarrin dhe është djegur ashtu. " tha djali i të moshuarës, Shkëlqim Zeneli.