Universitetet Harvard dhe Yale hetohen për pranim të fondeve të huaja

2020-02-13 0

Shtetet e Bashkuara kanë nisur hetime për universitet Harvard dhe Yale pas dyshimeve për pranim të fondeve të padeklaruara nga shtete të huaja, përfshirë Arabinë Saudite dhe Kinën.


Departamenti amerikan për Edukim ka thënë se këto institucione nuk kanë raportuar në hollësi për qindra miliona dollarë të marra si dhurata të huaja.

Këto dy institucione në anën tjetër i kanë thënë BBC-së se janë duke përgatitur përgjigje për qeverinë.

Sipas ligjit amerikan, universiteteve u kërkohet të raportojnë të gjitha dhuratat e marra nga burime të huaja që tejkalojnë shumën e 250,000 dollarëve.

Prej muajit korrik të vitit të kaluar, Departamenti i Edukimit ka thënë se ka zbuluar dhurata të pranuara në vlerë të 6.6 miliardë dollarëve nga disa shtete përfshirë, Katarin, Kinën, Arabinë Saudite dhe Emirate e Bashkuara Arabe.

Zyrtarët më parë kanë përshkruar shpenzimin e fondeve të huaja në universitete amerikane si ?vrimë të zezë?.

?Kjo ka të bëjë me transparencën. Nëse kolegjet dhe universitetet janë duke pranuar para dhe dhurata nga jashtë, studentët, donatorët dhe taksapaguesit meritojnë të kuptojnë çfarë vlere kanë dhe nga kush vijnë?, ka thënë Sekretarja amerikane për Edukim, Betsy DeVos.

?Fatkeqësisht sa më shumë thellohemi, aq më shumë e kuptojmë se shumë mjete nuk janë raportuar mirë, ose nuk janë raportuar fare?, ka thënë ajo.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Harvard#Yale#TopChannel