Bashkëshortja e 70-vjeçarit që u plagos nga efektivi i FNSH, ka rrëfyer të gjithë ngjarjen që ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier. Sipas saj kjo është makina e tretë që u hyn në oborrin e shtëpisë pasi rruga është burim aksidenti. Ndërkohë ajo ka shtuar se polici dhe bashkëshorti i saj janë konfliktuar dhe më pas është shkrepur arma duke e kapur në dorë 70-vjeçarin.
"Mirë është tani. Këtu bëhen gjithmonë aksidente. Është makina e tretë që na hyn brenda. Si burrat janë konfliktuar. Që të dy janë zënë edhe kaq. Armën e shkrepi s'di me qëllim pa qëllim. Policia tha e ishte i dehur."