Report TV - Krujë, zjarr në banesë, shpëtohet mrekullisht nga dritarja 70 vjeçarja

2020-02-13 0

KRUJE- Një 70-vjeçare është shpëtuar mrekullisht nga forcat zjarrfikëse pasi banesa e saj në katin e dytë të një pallati në lagjen Kasme në Krujës është përfshirë nga flakët.

Ajo ndodhej në gjumë në momentin e rënies së flakëve të cilat kanë rrezikuar jetën e banorëve të pallatit. Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse të cilat janë ndihmuar edhe nga efektivët e policisë, është bërë i mundur shpëtimi i tyre.Ndërkohë vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve.

Free Traffic Exchange