Një i afërm i familjes Prenga ka ndërhyrë në emisionin ?Opinion? në Tv Klan përmes lidhjes telefonike, teksa në studio po diskutohej për faktet e reja të rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës më 17 Janar.
Angjelin Prenga, djali i xhaxhait të Jan Prengës, ka replikuar me gazetaren Klodiana Lala, duke i kërkuar që të mos flasë në emër të familjes. Pretendimi i tij kishte të bënte me deklaratën e gazetares kur tha gjatë emisionit se ?familja Prenga kishte kontaktuar me një pajtues gjaqesh?.
Por, Klodiana Lala i është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk ka folur në emër të familjes Prenga, por ka lexuar dosjen hetimore të Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit, ku janë të evidentuara të gjitha këto fakte.
Angjelin Prenga: Zonja Klodiana Lala foli disa herë në emër të familjes Prenga. Nuk e ka as tagrin, nuk ka as ndonjë prokurë të flasë në emër të familjes Prenga. Foli disa herë në emër të familjes Prenga.
Klodiana Lala: Ju referova pikë për pikë dosjes hetimore, pamjeve filmime të sekuestruara në resort, duke patur edhe mirësinë për të mos ju tronditur më shumë. Nuk e kuptoj në çfarë aspekti konsiston shqetësimi juaj?
Angjelin Prenga: Sepse për të disatën herë ju keni thënë që ne kemi pajtuar pajtues gjaqesh.
Klodiana Lala: Lidhur me ato çfarë unë kam deklaruar mbaj përgjegjësi ligjore.
Angjelin Prenga: Të gjitha këto që po thua i ke supozime moj zonjë. Ne nuk i disponojmë ato dokumente. Klodiana Lala tha disa herë që familja Prenga ka pajtuar pajtues gjaqesh. Unë thashë që ajo foli dy herë në emër të familjes Prenga. Lereni familjen të qetë. Neve nuk disponojmë asnjë dokument nga Prokuroria dhe Policia e Shtetit. Lala referoi në emër të familjes Prenga.
Klodiana Lala: Ndiq emisionin zotëri se po bëni debat pa kuptim.