Tiranë/ Arrestohen 11 persona, mes tyre dhe pronari i lokalit për veprimtari të lojërave të fatit

2020-02-12 0

TIRANË-Goditet një tjetër rast i organizmit të jashtëligjshëm të lojërave të fatit, ku janë arrestuar 11 persona, mes tyre edhe pronari i lokalit në Rrugën ?Haxhi Kika?.

Personat e arrestuar në operacionin policor të koduar "Poker" në orët e para të mëngjesit, janë Xh. S., 21 vjeç, K. A., 20 vjeç, H. Ç., 24 vjeç, Sh. G., 38 vjeç, B. Ç., 30 vjeç, D. C., 21 vjeç, A. A., 35 vjeç, të shtatë banues në Tiranë dhe E. Ç., 25 vjeç, S. M., 44 vjeç dhe F. K., 42 vjeç, të tre banues në Fier.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë edhe pronari i lokalit H. T., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: një tavolinë e përshtatur për tavolinë pokeri, sasi lekësh dhe eurosh, fisha dhe letra bixhozi, një bllok me shënime për aktivitetin e lojërave të fatit, një DVR, si dhe telefona që shërbenin për vënien e basteve sportive të palejuara.

10 personat do të akuzohen për veprat penale ?Organizimi i lotarive të palejuara? dhe ?Moskallëzimi i krimit?, të kryera në bashkëpunim, kurse pronari i lokalit për veprën ?Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin?, kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.