Braktisi televizionin dhe modelingun per karatene, 23-vjecarja: Me jepte adrenaline, synimi im...

2020-02-12 0

Fortesa Orana ka qenë pjesë e botës së televizionit dhe modelingut, por sot ajo i ka lënë të gjitha për t`ju përkushtuar pasionit të saj për sportin e karatesë, të cilin e ka nisur që në moshën 7 vjeçare.

Orana është përfaqësuesja e Kosovës në këtë sport dhe është shpallur kampione jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan.
E ftuar në programin ?Rudina?, në TV Klan. ajo ka treguar më shumë për jetën personale, por edhe atë profesionale.
Ajo është shpallur disa herë kampione dhe 10 herë sportistja e vitit në Federatën e Karatesë së Kosovës. Kampione Ballkanit në vitin 2018, në kategorinë senior si dhe fituese e vendit të 5 në Kampionatin e Europës në 2019.
Synimi i saj janë Lojërat Olimpike në Tokyo 2020, ku Fortesa po përgatitet që të kualifikohet dhe ndjen se është shumë afër.

Free Traffic Exchange