26 vjeçarja, që në gjendje të dehur u përpoq të hape në fluturim derën e një avioni të Jet2, është dënuar me dy vjet heqje lirie.
Chloe Haines nisi të bërtiste me të madhe: ? Do t?ju vrasë të gjithëve, të gjithë keni për të vdekur?, e gërrici me thonj edhe një anëtar ekuipazhi. Gjykatësi tha se për shumë pasagjerë në atë avion, ai moment kishte qenë ? makthi më i keq i bërë realitet?.
Haines e pranoi se me veprimet e saj kishte vënë në rrezik sigurinë e personave të tjerë në bord. Aq e dhunshme ishte bërë ajo gjatë udhëtimit dramatik, sa ishin dashur disa vetë për ta mbajtur në tokë. Prokurorët thanë se 26 vjecarja ? e kishte humbur toruan fare pasi kishte përzierë ilaçet me alkool, dhe më pas, nuk mbante mend asgjë?.
Haines, që tani ka hyrë në programin e Alkoolistëve Anonimë, u arrestua nga policia britanike në momentin që avioni zbriti në tokë. Pas incidentit të 22 qershorit, Jet2 e ndëshkoi atë me një gjobë prej 85,000 paundë ndërsa gjithë jetën nuk do t`I lejohet më të udhëtojë me këtë kompani.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Avion#TopChannel