100-vjetori i Tiranës, Veliaj: Të majtë dhe të djathtë, të bëhemi bashkë si në kohën e Skënderbeut

2020-02-12 3

Në Pallatin e Brigadave është zhvilluar ceremonia e 100-vjetorit të Tiranës, ku të pranishëm ishin qytetarë dhe personalitete që kanë kontribuar në të mirë të vendit dhe kryeqytetit. Kryebashkiaku Erion Veliaj bëri thirrje që të gjithë të bëhen bashkë për të mirën e vendit për të ecur përpara, ashtu si në epokën e Skënderbeut, shpalljes së pavarësisë dhe Kongresit të Lushnjes.

"Ahengu, e bukura dhe pasioni, janë tre gjërat ku mbështetet filozofia e Tiranës. Tirana na do të gjithëve njëlloj. Kur mbështesim njëri tjetrin nxjerrim më të mirën nga zemra jonë. Po kur e japim më të mirën tonë? Edhe ne e japim kur jemi të gjithë bashkë, shikoni epokën e Skënderbeut, të pavarësisë, Kongresi i Lushnjes. Kujtoj luftën e dytë botërore, është i vetmi kryeqytet që u çlirua pa ndihmën e të huajve, kujtoni 1990, në këtë sallë ka qenë takimi i studentëve me regjimin. E kujtoj që kjo bashki, u transformua në 2000-2011.