Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të martën se qeveria siriane do të paguajë një ?çmim shumë të shtrenjtë? për shkak të sulmit ndaj trupave turke në rajonin e Idlibit në Siri, ku 13 ushtarë janë vrarë brenda pak më shumë se një jave.
Në Ankara, bisedimet midis Turqisë dhe Rusisë përfunduan pa një marrëveshje, për ndalimin e luftimeve ndërmjet forcave të presidentit Bashal-al Assad dhe rebelëve anti-qeveritarë.
Turqia përkrahë forcat rebele, ndërkaq Rusia mbështet presidentin, Bashar al-Asad.
Forcat qeveritare siriane po bëjnë përpjekje për të kthyer kontrollin në rajonin e Idlibit, dhe disa pjesë të Alepos.
Këto rajone janë territoret e fundit në të cilat kanë ende kontroll rebelët anti-qeveritarë.
Ankaraja vendosi mijëra ushtarë për të frenuar ofensivën siriane.
Në qytetin Nairab, rebelët sirianë të mbështetur nga Turqia, rrëzuan një helikopter që besohet se i përket qeverisë siriane.
Ofansiva e forcave të Asadit në Idlib ka shkaktuar zhvendosjen e rreth 700.000 njerëzve nga shtëpitë e tyre. Shumica e të zhvendosurve janë gra dhe fëmijë.
Në Turqi gjenden rreth 3.5 milionë refugjatë sirianë. Ankaraja ka frikë se mund të ndodhë një fluks tjetër i refugjatëve pas përshkallëzimit të dhunës në Idlib.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Erdogan#Turqi#TopChannel