Një tjetër zbulim në florën e Alpeve të Shqipërisë ka marrë certifikim ndërkombëtar. Bëhet fjalë për një nënlloj të ri endemikë, Epimeda e Alpeve Shqiptare e cila është zbuluar kohët e fundit në qarkun e Kukësit nga grupi i botanistëve.
Të pranishëm ishin Lulzim Shuka, profesor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, profesoreshë Kit Tan nga Instituti i Biologjisë Universiteti i Kopenhagenit Danimarkë dhe biologu Besnik Hallaçi, drejtor i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës