?Covid-19?, ky është emri zyrtar i sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi, një emër ky i bërë me dijeni nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Fjala koronavirus i referohet grupit të viruseve që i përket. Vetë virusi është përcaktuar si SARS-CoV-2 nga Komiteti Ndërkombëtar për Taksonominë e viruseve. Studiuesit kanë bërë thirrje që të përdoret emri zyrtar, Covid-19, për të shmangur ngatërresat.
?U desh të gjenim një emër që nuk i referohej një lokacioni gjeografik, një kafshe, një individi apo një grupi njerëzish, i cili është gjithashtu i shqiptueshëm dhe lidhet me sëmundjen,? tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Emri u formua nga bashkimi i fjalëve ?corona?, ?virus? dhe ?disease? (sëmundje) dhe numri 19 u vendos për vitin 2019 kur u shfaq.
Shkencëtarët nga e gjithë bota po takohen në Gjenevë për të diskutuar në lidhje me mënyrat për të luftuar përhapjen e mëtejshme të virusit.
Adhanom Ghebreyesus tha se ekziston ende një shans për të përmirësuar gjendjen e shkaktuar nga sëmundja. Ai vlerësoi masat e marra nga autoritetet kineze, për të cilat tha se ?po ngadalësojnë përhapjen në pjesën tjetër të botës?.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Covid19#China#TopChannel