Gati planet e rindertimit ne Laç, Thumane dhe Shijak

2020-02-12 9

Laçi, Thumana dhe Shijaku janë tre zonat e para ku do të nisë procesi i rindërtimit.

Në mbledhjen e katërt të Komitetit Kombëtar, kryeministri Edi Rama deklaroi se janë bërë gati modelet e konfirmuara të banesave individuale dhe se një rëndësi e veçantë po i kushtohet cilësisë së ndërtimeve të reja.

Teksa solli në vëmendje transparencën e fondeve të grumbulluara, Rama deklaroi që së shpejti do të hapet gara për kompanitë që ofrojnë suportin për procesin e rindërtimit.

Ndërsa ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj bëri me dije se në çadra vijojnë të qëndrojnë 10 mijë e 23 banorë.

Në Tiranë, sipas Ahmetajt, janë 115 pallate dhe 1523 banesa për t?u shembur me një procedurë të përshpejtuar.

Free Traffic Exchange