Cilës botë do t'i përkasë e ardhmja e njerëzimit; reales së krijuar nga zoti apo virtuales krijuar nga njeriu?...Një dokumentar i prodhuar nga një kompani koreane ka ngjallur një debat të madh në publik...dhe jo pa arsye. Bëhet fjalë për fuqinë e teknologjisë VR përmes së cilës është bërë i mundur ribashkimi i një nëne me vajzën e saj 7-vje?are, e cila nuk jeton më që prej vitit 2016. Imazhi i vogëlushes Nayeon i sjellë përmes hologramit duket real dhe e ëma tenton ta prekë, ta ledhatojë, të luajë apo të flasë me të bijën. Dokumentari quhet "Të takoj ty". Këto pamje sa emocionuese dhe të lumtura janë po aq të dhimbshme për nënën e cila në realitet nuk do ta ketë më kurrë të bijën. Publikimi i dokumentarit ndezi dhe debatin etik se a ka një kufi mes realitetit dhe botës virtuale. Mos ndoshta po zhduket kufiri mes reales dhe virtuales? Sa më shumë teknologjia na përfshin në botën e saj virtuale aq më të larg i ikim realitetit. Gjithmonë e më tepër të rinjtë po krijojnë varësi ndaj botës virtuale. Madje, sot kjo formë e teknologjisë është prezente edhe në disa shkolla në Azi, Kanada apo Karaibe, duke i mundësuar nxënësve praktika mësimore. Ata mund të shkojnë në një vend të botës e ta eksplorojnë atë pa qenë asnjëherë realisht atje. Realiteti virtual gjithashtu po përdoret si një formë terapeutike për të luftuar ankthin apo fobinë. Frika më e madhe e shkencës sot është: A do vijë një moment që bota virtuale ta zëvendësojë plotësisht atë reale. Nëse teknologjia ecën me këto ritme cilës botë do t'i përkasë e ardhmja e njerëzimit?
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel