Nis faza e rindërtimit/ Vorë, Balluku dhe Margariti inspektojnë zonat ku do të ngrihen lagjet e reja

2020-02-12 3

Në bashkinë e Vorës ka nisur puna për hartimin e projektit të rindërtimit, pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.


Pas përcaktimit të zonave, ku do të ngrihen godinat e reja, puna pritet të nisë fillimisht me shembjen e ndërtesave të dëmtuara dhe pastrimin e zonës, për ta vendosur më pas në dispozicion të grupit të planifikimit.

Bashkia e Vorës ishte një prej zonave më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit, duke bërë të pabanueshme një numër të madh të pallateve, por edhe shtëpive në zonat rurale.

Plani i rindërtimit parashikon që pallatet e reja, por edhe infrastruktura rreth tyre do të jenë të një niveli shumë të lartë. Këto zona do të jenë modeli i një lagjeje, e cila ndërtohet e gjitha dhe jo pjesë -pjesë, siç ka ndodhur deri tani.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Ministren e Kulturës, Elva Margariti dhe zëvendësministrat Artan Shkreli e Hantin Bonati, inspektuan nga afër zonën, ku pritet të nisë puna për ndërtimin e banesave të reja.

Projekti i rindërtimit parashikon jo vetëm ndërtimin e banesave, për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, por përfshin edhe ndërtimin e infrastrukturës primare, rrugë, kanalizime, sheshe dhe parqe si dhe objekte që ofrojnë shërbime.

Gjatë një bisede me banorët e zonës, ministrja Balluku u shpreh se synimi është nisja sa më parë e punimeve dhe përfundimi i tyre në një kohë sa më optimale, në mënyrë që banorët të hyjnë në banesat e tyre të reja.

?Ne kemi në letër gjithçka. Sot erdhëm që t?a shohim në terren dhe çfarë është më e rëndësishme ne duhet të nisim menjëherë nga puna. Zona është shumë e prekur, por ju duhet të kuptoni, që është një zonë e madhe. Është Durrësi, Vora, Lezha, Laçi, kështu që detyrimisht ajo që ndodh është që ka një ngarkesë shumë të madhe, qoftë dhe pjesa ekonomike, që duhet zgjidhur muaj për muaj për të gjithë ju. Megjithatë asnjë nuk do ngelet jashtë vëmendjes tone. Synimi jonë është që ne të fillojmë sa më parë nga puna dhe të mbarojmë sa më pare, që ju të hyni në shtëpitë tuaja?, u shpreh Balluku.

Ministrja nënvizoi se për të gjithë banesat e Vorës është bërë klasifikimi i tyre në bazë të dëmeve, që ekspertët kanë konstatuar, ndërsa shtoi se banesat e shpallura si të pabanueshme do të shemben për nisur punën me rindërtimin e tyre.

?Ne në këtë zonë kemi të klasifikuar banesat, të cilat janë individuale apo kolektive dhe i kemi të ndara sipas kategorive. D5 e cila është shkalla, që ne do i shkatërrojmë ato banesa për të ngritur të reja. D4 e cila është për t?u vendosur dhe një herë nga akt ekspertimi i thelluar, nëse do munden të rikonstruktohen dhe pastaj D3 e të tjera, që pastaj do rikonstruktohen?, tha Balluku.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly...

Free Traffic Exchange