Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci në një lidhje me 'Skype' nga Kosova për emisionin Repolitix në Report Tv u shpreh se qeveria e re e drejtuar nga Albin Kurti do ta heqë taksën për Serbinë, por më parë do të vendosë reciprocitetin. Por cfarë do të thotë kjo? Bajqinovci e shpjegoi në emisionin Repolitix.
"U pa se kishte tension nga Rama, por besoj se do të kaloj dhe këto 70 marrëveshje të mos mbesin jo vetëm në letër, por të zbatohen dhe të kemi një makro-shengen, të largojmë barrierat. Janë dy sfida që e presin Kosovën, politika e jashtme dhe dialogu me Serbinë. Sfidë kryesore ka të bëjë me sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.