Gazetari Vasko Magleshov, konsideron se fakti që brenda një vitit ka më shumë se 4 versione të Ligjit për Prokurorinë dhe që pushteti dhe opozita nuk po gjejnë dot gjuhë të përbashkët për miratimin e të njëjtit, ndikon që qytetarët të humbasin edhe më shumë besimin në sistemin e drejtësisë. Sipas tij është jo serioze që sjellja e këtij ligji është lënë për në momentin e fundit, kur dihet se miratimi i të njëjtit do të ndikonte pozitivisht në rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në strukturat euroatlantike.