Koronavirusi shkakton mbi 1 mijë viktima, në Hubei 103 të vdekur në një ditë

2020-02-11 0

Në kohën kur bilanci I vdekjeve nga koronavirusi kapërceu 1.000, disa prej drejtuesve më të lartë të shëndetësisë në Kinë janë shkarkuar për shkak të mënyrës sesi u menaxhua shpërthimi epidemic.


Në mesin e persona që humbën vendin e punës është dhe sekretari I partisë së komisionit shëndetësor të Hubeit si dhe kreu i këtij organizmi. Deri tani, ata zyrtarët më të lartë në vend që shkarkohen prej krizës së koronavirusit. Zv-shefi i degës lokale të kryqit të kuq gjithashtu është pezulluar për ?keqmenaxhim të donacioneve?.

Këto lëvizje vijnë në kohën kur një epidemiolog I njohur në Hong Kong paralajmëroi se pot ë mos vihet nën kontroll, epidemia e koronavirusit mund të përhapet e të prekë deri në 60% të popullsisë së botës. OBSH-ja e pranoi dhe vetë se rastet e fundit të infektimeve mes personash të cilët nuk e kane vizituar kurrë Kinën, mund të jenë vetëm maja e ajsbergut. Profesor Gabriel Leung mendon se i gjithë problemi është të llogaritet saktësisht vala e përhapjes. Shume ekspertë ndajnë bindjen se çdo person i prekur nga koronavirusi mund të infektojë më e pakta 2,5 njerëz të tjerë.

Niveli i tyre i ?goditjes? siç e quajnë specialistët, është mjaft i lartë, 60 deri në 80%. ? 60% e popullatës së botës është një numër mjaft i madh?, thotë profesori, ? dhe po të arrihet një shkallë e tillë infektimi, e sikur niveli të vdekshmërisë të jetë vetëm 1%, sërish do te kemi një numër të madh vdekjesh?. Sipas zyrtarëve, tani janë 42,638 raste të infektuara me koronavirus në gjithë territorin e Kinës dhe 319 të tjera jashtë kufijve të saj.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Hubei#Virus#TopChannel