http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti këtë të martë në një takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Meta kërkoi nga Kurti që të ketë më shumë bashkëpunim për partneritet strategjik me Kosovën, duke e shndërruar në një model të bashkëpunimit rajonal.?Shumë i lumtur të prisja sot në një takim të përzemërt Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Sh.T.Z Albin Kurti. E urova për marrjen e detyrës së lartë dhe për sa më shumë suksese në të mirë të Kosovës, të popullit të saj dhe të ardhmes sonë europiane. Qeveria e tij i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull pozitiv i mirëqeverisjes në rajonin tonë. Duhet të konkretizojmë Partneritetin Strategjik me Kosovën, duke e bërë atë një model dhe inkurajim për bashkëpunimin rajonal.?Kurti më herët takoi edhe kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe liderin e demokratëve, Lulzim Basha. Pas takimit me Ramën, pati edhe një konferencë të përbashkët ku dy kryeministrat folën edhe për minishengenin ballkanik.Në fund të takimit që zhvilloi me Albin Kurtin, kryedemokrati Lulzim Basha theksoi se Kosova mund të mbështetet plotësisht tek Partia Demokratike, ndërsa shtoi se do të bashkëpunojnë në mynyrë që Kosova dhe Shqipëria të jenë në shërbim të qytetarëve të saj.Për liderin demokrat, prioritetet e bashkëpunimit me Kosovës janë të qarta, si në tregtinë e lirë, në integrimin ekonomik, punësimin e qytetarëve, ndalimin e shpopullimit që sipas tij është produkt i drejtpërdrejtë i korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga krimi i organizua.?Dua ta falënderoj kryeministrin e Kosovës për vizitën në selinë e Partisë Demokratike. E sigurova se për Partinë Demokratike dhe për opozitën e bashkuar prioritetet e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës janë të qarta. Dhe ne do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar në tregtinë e lirë, në integrimin ekonomik të Shqipërisë dhe Kosovës, për t?i dhënë shanse për punësim qytetarëve tanë e, në veçanti rinisë, për të ndalur shpopullimin që është produkt i drejtpërdrejtë i korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga krimi i organizua, sikundër edhe për angazhimin tonë, sot dhe nesër, për të vazhduar fuqimisht mbështetjen nga Republika e Shqipërisë për Republikën e Kosovës, për njohjet ndërkombëtare dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë, sikundër edhe për heqjen e vizave edhe për qytetarët e Kosovës. Kryeministri Kurti, qeveria e Kosovës, institucionet e Kosovës dhe qytetarët e Republikës së Kosovës mund të mbështeten, siç janë mbështetur deri më sot, plotësisht tek Partia Demokratike, tek opozita e bashkuar për t?i dhënë çdo ndihmë dhe për të marrë çdo vendim që do të mbështesë objektivat e tyre, sot në opozitë dhe nesër, kur qytetarët e Republikës së Shqipërisë të na besojnë qeverisjen e vendit me votën e lirë dhe të ndershme.?