OFL godet grupet kriminale në Tiranë, Shullazit dhe Cukali të justifikojnë pasurinë

2020-02-11 5

TIRANË - Emiljano Shullazi, i cili është në paraburgim në proces gjyqësor prej vitesh për një sërë akuzash për vepra të rënda penale, dhe Gjergji Cukali, i konsideruar i "forti i Myslym Shyrit", janë dy emrat e radhës që Operacioni Forca e Ligjit, ka vënë në sitë duke kryer verifikime ndaj pasurisë së tyre. Me dyshimin se bizneset, pronat dhe pasuritë që ata mund të kenë në emër të tyre apo familjarëve, mund të jenë vënë nga para të fituara nga bota e krimit, Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të aktit normativ "Anti KÇK" i ka dërguar kërkesën me shkrim Shullazit dhe Cukalit, për të dorëzuar një auto-deklaratë për pasuritë e tyre, dhe për burimin, nëse janë të ardhura të justifikuara, po nëse janë nga burime të paligjshme. Ata kanë 48orë për t'iu përgjigjur OFL-së, e cila më tej, auto-deklaratën dhe dosjen me verifikimet e kryera ndaj tyre, ia dorëzojnë SPAK-ut, me kërkesën për sekuestro të pasurive nga burime të dyshimta. Më tej SPAK ka 15 ditë kohë për shqyrtim dhe për ta dërguar pranë Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila merr ose jo vendimin për sekuestro.

Emiljano Shullazi me banim në Tiranë, iaktualisht ndodhet i paraburgosur, pasi ndaj tij po zhvillohet gjykimi për veprat penale ?Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë?, ?Grup i strukturuar kriminal? dhe ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal?.Gjergj Cukali, i njohur si i ?forti i Myslym Shyrit?, u arrestua si një nga të dyshuarit kryesor të vrasjes së ish-efektivit Arben Bilali për shkak se gjurmët e gjetura në një bidon plastik uji brenda mjetit të braktisur të autorëve përputheshin me të tijat, provë kjo e cila nuk ishte bindëse për gjyqtarët e Apelit të Tiranës, duke i rikthyer atij lirinë. Në vitin 2006 Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar Cukalin me 10 vite burg, për veprën penale ?Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit".

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e OFL-së bëri edhe një bilanc të aksionit: "OFL, që prej nisjes së operacionit e deri sot, u ka dërguar kërkesë për vetëdeklarim të pasurisë 13 personave, si dhe ka sekuestruar: një vilë, një karburant, 6 banesa, 3 automjete dhe 1900 m2 truall, arë"

Free Traffic Exchange