Ora News - Punonjësve të uzinës së Ballshit iu soset durimi: Jemi gati të futemi në grevë urie

2020-02-11 3

#rtvora #oranews

Kanë kaluar 10 ditë nga fillimi i protestave të punonjësve të uzinës së Ballshit.

Punëtorët organizohen çdo mëngjes para rafinerisë për të qëndruar të bashkuar për të kërkuar pagat e prapambetura , sigurimet shoqërore dhe rifillimin e punës.

Këtë mëngjes ata kanë protestuar përpara uzinës në Ballsh. Mësohet se është kërkuarnjë takim me kompaninë administruese por nga ana tjetër naftëtarët shprehen të zhgënjyer dhe nuk pranojnë të takohen pa u hedhur më parë pagat e tyre.

Gjendja ekonomike e tyre që varej nga puna në uzinë po rëndohet gjithmonë e më shumë. Janë rreth 800 punetorë dhe bashkë me ta edhe reparti zjarrfikës.

Këtyre protestave u janë bashkuar edhe punëtoret e stacionit të pompimit në Poçem të cilët kanë 27 muaj pa marrë pagat.

''Gjendja është e agravuar, njerëzit janë të revoltuar sepse kemi 5 muaj që nuk kemi marrë përgjigje nga firmat. Edhe në takimin me zv.ministrin nuk morëm një zgjidhje. Ne duam pagat tona.'', shprehen punonjësit.

Revolta e tyre vazhdon pasi ndjehen të hedhur në rrugë, të braktisur dhe askush nuk merr përgjegjësi mbi fatin e tyre.

Deri më tani janë mbi 10 protesta të organizuara nga ana e tyre dhe ata shprehen se janë gati të futen në grevë urie sepse nuk po bien në ujdi me askënd.

''E kemi menduar të futemi në grevë urie, nuk kemi mundësi tjetër'', shprehen ata.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/punonjesve-te-uzines-se-ballshit-iu-soset-durimi-jemi-gati-te-futemi-ne-grev-urie

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp