Taksa 100% që Kosova i ka vënë importeve nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, ka hyrë në vitin e dytë të aplikimit, debatet janë shtuar pas konstituimit të qeverisë së re Vetëvendosje LDK, me kryeministër Albi kurtin.
Presioni ka qenë konstant gjatë gjithë kësaj kohe, nga faktori ndërkombëtar për heqjen e kësaj takes dhe rinisjen e dialogut mes dy vendeve, por edhe qëndrimi i ish-kryeministrit Haradinaj ka qenë po ashtu konstant për mos heqjen e taksës deri sa Serbia të njohë Republikën e Kosovës. Albin Kurti ka deklaruar se taksa me Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën do të zëvendësohet me parimin reciprocitetin.
Edhe qëndrimi i LDK-së është i tillë, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë.
Ndërkohë ish-kryeministri Ramush Haradinaj i është drejtuar përmes një letre, Albin Kurtit duke i kërkuar mos heqjen e taksës, Haradinaj thotë se ?në kundërshtim të Serbisë duhet të jemi bashkë deri në njohje reciproke, e jo të jesh për një reciprocitet pa njohje. Reagimi ka qene i forte edhe nga partie te tejar te opozitës. Ne një postim ne facebbok kryetari i Partisë Demokratike Kadri Veseli thotë se taksa 100 për qind ndaj importeve të Serbisë nuk duhet hequr, pasi sipas tij, ai vendim ka qenë dinjitoz për Kosovën. nga ana tjetër po ne rrjete sociale ka reaguar i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë ? Serbi, Richard Grenell, duke iu përgjigjur veselit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kërkojnë Kosovës heqjen e taksës 100 %. sipas tij kjo po e dëmton Kosovën dhe po pengon bizneset të krijojnë vende të reja të punës. Albini ka të drejtë këtu?.
Tani për tani, qeveria e re e Kosovës ka shprehur qëndrimin për taksën, ndërsa vendimi nuk është marrë ende. Ditët në vijim do tregojnë si do të procedohet, ndërkohë që ndërkombëtarët vazhdojnë të shtyjnë palët që të hiqen pengesa për rinisjen e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AlbinKurti#Taksa#TopChannel