Heqja e taksës ndaj Serbisë/ Bizneset jo kundër: Por kryeministri të na konsultojë

2020-02-11 0

Bizneset në Kosovë nuk janë kundër tërheqjes së vendimit për masën mbrojtëse 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.


Por, drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se Qeveria fillimisht duhet të konsultohet me bizneset kur vjen në shprehje reciprociteti në aspektin ekonomik.

Rukiqi thotë se reciprocitet duhet të ketë për barrierat jo tarifore që Serbia i ka ndaj prodhuesve kosovar.
Mirëpo, një hap të tillë po e kundërshton fuqishëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka paralajmëruar thirrje të seancës në Kuvend e Kosovës.

Për këtë çështje, AAK gjatë së martës do të mbaj mbledhje ku do të diskutohet për hapat që do merren.

Gjatë periudhës nëntor 2017 dhe nëntor 2019, mallra nga Serbia janë importuar në vlerë të 6 milionë euro ndërsa nga Bosnja 3 milionë.

Tash importi ka rënë për 99 për qind, për dallim nga vite më parë që vlera arrinte afro gjysmë miliardë euro.
Por, Qeveria pritet ta zëvendësoj masën me reciprocitet pas presionit ndërkombëtar, si hap drejt rinisjes së dialogut Kosovë- Serbi.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BeratRukiqi#Kosovo#TopChannel