Hec i ri në Zhulat/ Gjirokastër, banorët kërkojnë më shumë informacion- ambjentalistët kundër

2020-02-11 3

Në Zhulat, një nga 100 fshatrat e përzgjedhura për zhvillimin e turizmit në Gjirokastër, opinioni i banorëve duket i ndarë në lidhje projektin e prezantuar nga një kompani private për ndërtimin e një Hec-i të vogël me kapacitet 2 MegaWat.


Megjithëse projekti është i distancuar rreth 2-3 km nga zona e mbrojtur rreptësisht, ambientalistët mendojnë se investimi nuk ka asnjë interes.

Ndërsa kreu i bashkisë së Gjirokastrës tha se bashkia do të mbështesë investimet nëse ato sjellim zhvillim për zonën. Ndërkaq, banorët presin më shumë detaje prej kompanisë për të vendosur nëse do ta mbështesin projektin.

Prej vitesh gjithë fshatrat e zonës së Cepos vuajnë mungesën e investimeve që kërkojnë fonde kapitale sidomos zgjidhja e problemit të rrugës. HEC Taronina sipas projektit dhe nëse ai miratohet do të përdorë një pjesë të ujërave të lumit të Kardhiqit për prodhimin e energjisë ndërsa ka planifikuar ndërtimin e një vije shpëndarëse që çon ujë në luginë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HEC#Gjirokaster#TopChannel

Free Traffic Exchange