Report TV - Rama: Makineria e burokracive mes dy vendeve të ecë sipas dëshirave tona

2020-02-11 0

Duhet të bëjmë që makineria e burokracive të ecë sipas dëshirave tona". Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij kosovar, Albin Kurti. Duke u ndalur tek komisioni ndërshtetëror, dy krerët e vendeve u shprehet se do të punojnë për marrëveshjet që kanë ecur me ritmet jo të duhura, e ndërsa do të bisedojnë edhe për marrëveshje të reja.

Kurti: Ne jemi kryeministra që shprehim vullnetin dhe planet , parashikimet le t'i bëjnë të tjetër. Prej kontrollove dhe verifikimeve të dyfishta mes vendeve, përbëjnë një anormali dhe do t'i eliminojmë që dy vendet të jenë sa më afër me njëra-tjetrën.

Rama: Kemi nevojë për përshpejtim, kemi shumë marrëveshje që një pjesë e tyre kanë ecur mirë, një pjesë jo. Besojmë që Komisioni ndërshtetëror do t'i japë mundësinë që jo vetëm të nënshkruajnë marrëveshje të reja, por edhe për të parë mundësinë për marrëveshje të reja. Sot qytetarët e Kosovës s'kanë nevojë procedurë burokratike në Shqipëri, në Kosovë ka mbetur e njëjta si për shqiptarët dhe kinezët. Makineritë burokratike do ta bëjmë që të ecin sipas dëshirë.