Wake Up/ "Tirana nuk është as e gjizës as e rakisë". Arben Tafaj debaton me nënkryetaren e Bashkisë

2020-02-11 0

Sot mbushen 100 vjet që Tirana është bërë kryeqytet. Që pas Kongresit të Lushnjes, në një rrugëtim të rrezikshëm të shtetit të ri shqiptar, rol kryesor luajti dhe mbështetja e popullit të Tiranës, e qytetit dhe e fshatit, vendosmëria e anëtarëve të qeverisë sidomos e ministrit të Punëve të Brendshme, anëtarëve të Këshillit të Naltë dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që bënë të mundur caktimin e kryeqytetit të ri të përkohshëm, Tiranës më 11 shkurt 1920.
Por ky 100-vjetor, për shumë tirons, për ata që u hapën dyert të gjithë atyre që tashmë jetojnë në kryeqytet, shënon edhe zhdukjen e shumë vlerave historike të Tiranës, shumë shtëpive dhe objekte karakteristike që nuk janë më. Arben Tafaj, kryetar i Shoqatës ?Tirana? tregoi sesa pak ka mbetur nga Tirana e vjetër. Ndërkohë në një lidhje direkte nga Bashkia e Tiranës, Anuela Ristani, nënkryetare e Bashkisë u shpreh se Tirana është një qytet në zhvillim dhe ne e jetojmë at sot. Në një përplasje mes të dyve përsa i përket aktiviteteve që ka planifikuar Bashkia e Tiranës dhe Shoqata "Tirana" nga ana tjetër, Arben Tafaj referuar një deklarate se "në shesh do të festohet me gjizë dhe raki" i revoltuar kërkoi që këto epitete për Tiranën të tërhiqen mbrapsht. "Unë e di që nuk jeni ju zonja Ristani që e keni bërë këtë deklaratë por dikush tjetër. Kërkoj që ajo që e ka thënë ta tërheqë mbrapsht. Tirana nuk është as e gjizës as e rakisë"- tha ai.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel