Wake Up/ Në Shqipëri 4 nga 10 të diplomuar në shkenca, është grua

2020-02-11 0

Shqipëria rezulton me numrin më të lartë të grave të diplomuara në shkenca, e renditur në vendin e 8-të, nga 114 vende të botës. Sipas të dhënave të publikuara vjet nga Banka Botërore, në Shqipëri 4 nga 10 të diplomuar në shkenca, është një femër, me rreth 49% të totalit, duke arritur kështu thuajse një balancë gjinore.
Në një krahasim rajonal, qëndrojmë më mirë se vende të tjera si Maqedonia, ku 45% e tyre janë femra, Bosnjë ? Hercegovina me 43%, Serbia me 40% dhe Kroacia me 38%.
Në 107 nga 114 shtete të analizuara, ka më pak femra se meshkujt të diplomuar në Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë. Në këtë epokë dixhitale, kërkesa për të diplomuarit e këtyre fushave tejkalon prurjet. Kjo pabarazi në zgjedhjet profesionale pasqyron një mundësi të humbur. Inkurajimi i më shumë vajzave që të investojnë në studimet e tyre në këtë fushë, mund të ndihmojë në zvogëlimin e hendekut të furnizimit, thotë më tej Banka.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel