HKODËR- Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e verior të Shkodrës, ku një 13-vjeçare e komunitetit rom ka gjetur vdekjen si pasojë e flakëve që përfshinë barakën ku ajo jetonte së bashku me familjen e vet.
Baraket e këtij komuniteti janë të ndërtuara në lagjen "Liria" në qytetin e Shkodrës, ndërsa zjarri ka rënë herët në mëngjes, ku 13-vjeçarja nuk ka mundur të dal duke u djegur brenda.
Viktima është Gj.D, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikësish të cilët kanë shuar zjarrin dhe po hetojnë për të zbardhur të plotë këtë ngjarje.