Soreca: BE do të ndalojë negociatat nëse do të jetë e nevojshme - News, Lajme - Vizion Plus

2020-02-10 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca deklaroi se me metodologjinë e re të zgjerimit mund të ketë edhe bllokim të negociatave në rast nevoje. Në një konferencë për shtyp, Soreca tha se Shqipëria po ecën në rrugën e duhur për hapjen e negociatave në pranverë. Sipas tij, metodologjia e re do të ndihmojë në këtë drejtim.?BE do të mund të pezullojë, madje edhe të ndalojë negociatat, nëse do të jetë e nevojshme. Kjo metodologji po diskutohet me shtetet anëtare dhe kemi besim se i përmbush të gjitha kërkesat e shteteve anëtare, në veçanti të atyre që ishin hezituese në tetor. Në këtë mënyrë, besoj se do jemi duke ecur në rrugën e duhur, në lidhje me çeljen e negociatave në pranverë.?Luigi Soreca sqaroi edhe disa nga procedurat që do të ndiqen me metodologjinë e re të zgjerimit dhe përfshirjen e të gjithë anëtarëve të BE në këtë proces.?Me këtë metodologji të re, udhëheqësit e BE do të kenë një debat në vit me ecurinë që do kenë bërë këto vende. Një element tjetër i rëndësishëm është se BE do i përfshijë më shumë shtetet anëtare lidhur me ecurinë. Ekspertët e shteteve anëtare do jenë pjesë e të gjitha ekipeve që do vijnë të bëjnë vlerësimin, së bashku me zyrtarët e BE. Shtetet anëtare do kenë mundësi të ndjejnë pronësi mbi ato rezultate që do nxjerrin vetë zyrtarët e tyre.?Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varheji prezantoi pak ditë më parë në Bruksel metodologjinë e rishikuar të zgjerimit. Fillimisht dokumenti u diskutua në Kolegjin e Komisionit Europian, në praninë edhe të shefes së Komisionit Ursula Von der Leyen. Komisioni Europian insiston se nuk bëhet fjalë për ndryshim të procesit, por për një qasje të re e cila ka për qëllim te beje procesin më efikas. Dokumenti përmban katër shtylla: kredibilitetin, menaxhimin politik, dinamizmin dhe parashikimin.