Një avion i British Airways, ka thyer rekordin për fluturimin më të shpejtë të kohërave mes Nju Jorkut dhe Londrës, duke arritur shpejtësinë e mbi 1287 kilometrave në orë.
Avioni Boeing 747 fluturoi gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës dhe arriti në destinacion në katër orë e 56 minuta, ndërsa stuhia Ciara i ishte drejtuar mbretërisë së bashkuar.
Fluturimi ishte shumë më i shpejtë se zakonisht me erën që e kalonte shpejtësinë e 321 km në orë ? thanë ekspertët.
Avioni u ul në aeroportin Heathrow në orën 4.43 minuta, thuajse dy orë më herët nga sa ishte planifikuar. Shpejtësia maksimale e tij në fluturim ishte 1327 km në orë sipas Flightradae24, një shërbimi të gjurmimit online të fluturimeve.
Platforma vlerëson se koha mesatare që i duhet një avioni të përshkojë distancën mes Londrës dhe Nju Jorkut është gjashtë orë e 13 minuta. Por avioni i British Airways, e bëri këtë për dy orë më pak duke thyer edhe rekordin e një avioni airbus A 350 të Virgin, fluturimi i të cilit në të njëjtën distancë kish zgjatur disa minuta më shumë.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BritishAirways#NewYork#TopChannel