#rtvora #oranews
Shoqërohet në polici Vladimir Gjuta. Ndalimi i tij është bërë paraditen e sotme pranë një pike këmbimi valutor afër selisë PS, pasi me vete kishte një armë zjarri e mbushur.
Punonjësit e komisariatit 3 e kanë pikasur dhe kanë njoftuar gardën e cila bëri dhe ndalimin.
Policia thotë se Gjutës i janë gjetur më shumë se 100 mijë euro dhe rreth 20 mijë të tjera të ndara në paund britanik dhe dollarë.
Gjatë marrjes në pyetje, ai ka deklaruar se armën e mbante për të siguruar paratë të cilat po i këmbënte në një pikë këmbimi valutor.
Policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e tij dhe nuk ka gjetur gjë të paligjshme.
Vladimir Gjuta ishte liruar 5 ditë më parë ndërsa ishte arrestuar më 22 janar pasi kishte dhunuar kushëririn e tij. Pas tërheqjes së denoncimit Gjuta ishte lënë i lirë.
Arrestimet e tjera
Gjuta u arrestua në vitin 2015 në Tunelin e Kalimashit me paruke në kokë, teksa tentonte të arratisej jashtë vendit pas tritolit të vendosur në farmacinë e babait të ish ministrit Tahiri.
Ndërsa në 2016, u ndalua pasi rrahu babain.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shoqerohet-ne-polici-vladimir-gjuta
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp