Vakancat në 3 bashki/ Balla-Metës: Respekto Kushtetutën! - News, Lajme - Vizion Plus

2020-02-10 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla përsëriti thirrjen ndaj presidentit Ilir Meta për të dekretuar datë zgjedhjesh për bashkitë e Shkodrës, Durrës e Vorës që kanë mbetur pa kryetarë.Duke folur për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS, Balla tha se Meta duhet të zgjohet dhe të respektojë Kushtetutën.?Presidenti ka qenë dhe mbetet në moszbatim të detyrave kushtetuese që ka. Zoti president është vënë në dijeni nga institucionet përkatës për vakancën e krijuar, është presidenti që duhet të zgjodhet dhe të respektojë kushtetutën. Për kryetarin e PS në Shkodër kemi marrë një sërë kandidaturash, shumë reputative dhe intelektuale që të përfaqësojnë popullun e Shkodrës. Jemi duke diskutuar, shumë shpejt do kemi një drejtues të PS që të përmbushë pritshmëritë e strukturës.?Taulant Balla u pyet nga gazetarët edhe nëse do të ketë apo jo zgjedhje të parakohshme. Ai tha se zgjedhje do të ketë vetëm në qershor të vitit 2021.?Në Kongresin e partisë do miratojmë një axhendë të aktivitetit politik të PS. Këtë vit axhenda përmbyllet në 30 qershor 2021, afat që ne parashikojmë të zhvillohen zgjedhjet parlamentare.?