Raporti Kombëtar për Sigurinë në Internet, i realizuar nga ekspertët e Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri fakton se në vitin 2019, ngacmimet ndaj fëmijëve të rinjve në rrjetet sociale është rritur në thuajse 12%, krahasimisht me vitin e kaluar. Instagram është platforma në të cilën fëmijët dhe të rinjtë kanë ndeshur më shumë dhunë, bulizëm, abuzim apo vjedhje të profilit, pornografi të fëmijëve, nuditet apo gjuhë urrejtje, me rreth 68% të ankesave, ndjekur nga Youtube me 17% dhe Facebook me 4%. Klaudio Pulaha, përfaqësues i Qendrës të të Drejtave të Fëmijëve (CRCA/ECPAT) tha sot në studion e Wake Up se mes institucionit që ai drejton dhe drejtuesve të platformave Isntagram, Facebook dhe Youtube është nënshkruar një marrëveshje për të raportuar rastet që vijnë nga Shqipëria në mënyrë që të bllokohen llogaritë nga raportohen këto ngacmime. "Fatmirësisht ne tashmë prej pak kohësh kemi një marrëveshje me këto platforma që na kanë njohur si institucion për të raportuar të dhënat tona dhe për të bllokuar të gjitha profilet që raportohen se janë abuzuese" - tha ai.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel