http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tërmeti la pas dëme të konsiderueshme edhe tek bizneset, shifra e të cilave arrin në afro 150 mln euro. Duke iu referuar të dhënave të raportit përfundimtarë të dëmeve janë 714 sipërmarrje të prekura në tre qarqet kryesore, Tiranë Durrës dhe Lezhë. Ndërsa numërohen mbi 600 të papunë si pasojë e shkatërrimit në fabrika si dhe në biznese me aktivitet tregtinë. Por më shumë se sa dëmet e shkaktuara, për zyrtarët e ministrisë së finacave e rëndësishme është rikthimi sa më parë ne normalitet. Nisur nga kjo situatë, minsitria thotë se cdo shpenzim që do të kryejë biznesi me qëllim eleminimin e dëmeve nga tërmeti do të njihet në bilancin përfundimtar si shpenzim i zbritshem nga detyrimet tatimore. Deri në përfunim të periudhës së emergjencës tatimet nuk do të kryejnë kontrolle tek bizneset si dhe të tolerohen edhe vonesat në deklarime, ndërsa do të anullohen edhe penalitetet që gjenerohen nga sistemi.