Ardit Gjebrea nderhyn ne konfliktin mes vellezerve: Sa i madh qe je!

2020-02-10 0

Dy vëllezër prej 23 vitesh janë në konflikt midis tyre, për shkak të një shtëpie. Llazari ka thirrur në rubrikën ?Shihemi në gjyq?, në Tv Klan vëllain e tij, pasi ky i fundit sipas tij e ka mashtruar. Bëhet fjalë për një problematikë të gjatë në kohë dhe mjaft të ndërlikuar.

Debati mes tyre është mjaft i ashpër në studio dhe drejtuesi i programit, Ardit Gjebrea ndërhyn për të sqaruar edhe për publikun të vërtetën rreth shtëpisë dhe parave që Llazari kërkon nga vëllai i tij.
Pren pranon se ka marrë dy herë para për shtëpinë e tij në fshat, një herë nga djali i vëllait në Greqi dhe herën e dytë nga komshiu.
Pren i kishte premtuar vëllait se do i jepte shtëpinë, i merr djalit të tij lekët, por më pas shtëpinë ja jep komshiut.
Zoti Pren ka një tjetër problem me shtëpinë sepse komshiu që e kam marrë, nuk i ka bërë dokumentat e shtëpisë, i shfrytëzon shtëpinë dhe tokën dhe Pren vazhdon të paguajë në komunë taksat për shtëpinë dhe tokën.