Konflikt ne studio mes vellezerve: Ke 23 vite qe mashtron, me jep leket po te them

2020-02-10 0

Seanca e ndërmjetësimit në rubrikën ?Shihemi në gjyq?, në TvKlan solli sot konfliktin midis dy vëllezërve. Prej 23 vitesh, Llazari dhe Preni kanë mosmarrëveshje midis tyre për një shtëpi.
Llazari në studio tregon se Preni e ka mashtruar sepse i kishte premtuar se do i jepte shtëpinë, pasi ai të largohej për në Elbasan. Por nuk ndodhi kështu sepse Preni ja shiti shtëpinë një komshiu. Konflikti thellohet edhe më shumë mes tyre, pasi Preni edhe pse nuk i dha shtëpinë i ka marrë lekët djalit të Llazarit dhe sot në studio ata përballen me njëri ?tjetrin.
Komunikimi mes tyre ishte me tone të larta dhe Llazari i kërkon që ti kthejë lekët që i ka marrë, por nga ana tjetër Preni thotë se ky është një problem që ai e ka me djalin e tij dhe jo me të.