http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ndryshimet e temperaturave gjatë ditëve te fundit kanë sjellë shtimin e numrit të fëmijëve të prekur nga virozat. Në qytetin e Beratit vetëm në 24-orë, numri i vizitave ka shkuar në 100 dhe më të prekurit janë femijet nga 3 deri ne 6 vjeç.Shefi i repartit te pediatrisë shprehet se këto viroza ndryshe nga ato të zakonshmet shoqërohet me temperaturë të lartë dhe ethe.Edhe ne Korçë, dy javet e fundit eshte regjstruar fluksi me i madh i vizitave. Sipas shefes së epidemiologjise, Merita Kroi ka nje trend ne rritje te pacienteve qe jane te prekur nga virozat e stines. Jane rreth 500 vizita te rapotuara ne urgjencen e spitalit dhe ate pediatrike ne jave, pjesa me e madhe e te cileve femije.Simptomat që paraqesin pacientet e vegjel jane temperaturë e lartë, ethe dhe dehidratim. Mjekët këshillojnë prindërit që ti mbajnë fëmijët në ambjente me temperaturë konstante dhe të ajrosura dhe te konsumojne sa me shumë lëngje.