#rtvora #oranews
Të ardhur nga çdo kënd i Shqipërisë, të vegjël e të mëdhenj kanë sfiduar temperaturat e ulta duke u ngjitur në Dardhë për të shijuar natyrën dhe mikëpritjen që ky fshat ofron.
??Është hera e pare që vij në Dardhë, jam shumë e mrekulluar. Kam bërë gabim që nuk kam ardhur më përpara. Kishim dëgjuar, edhe motrat kishin ardhur disa herë dhe ne erdhëm.
Vijmë çdo vit se na pëlqen, ndihemi shumë mire këtu??, u shprehën disa nga turistët.
Bora e shkurtit rikthehu edhe aktivitetin e skive pë herë të parë për këtë vit.
Një ndër vizitorët besnik të Dardhës është edhe ish-zëvendëskryeministri Niko Peleshi.
??Unë jam çdo fundjavë në Korçë, natyrisht që Dardha është një nga destionacionet e preferuara për Korçën dhe të gjithë Shqipërinë??, tha Peleshi.
Peleshi thotë se duhet bërë më shumë për shtimin e resorteve turistike në këtë zonë ndërsa risjell në vëmendje një prej projekteve të qeverisë.
??Pak më lart është hartuar një projekt për të ndërtuar një resort dimëror. Krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit do të jetë shumë i mirë por është një projekt që kërkon shumë investime publike dhe private??, shpreh ai.
Dardha por edhe fshatrat e tjerë të Korçës janë kthyer në atraksione turistike veçanërisht gjatë stinës së dimrit.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ski-ne-dardhe-reshjet-e-bores-magnet-turistet-vendas-dhe-te-huaj
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp