Report TV - Plagosje në Shkodër, qëllohet me thikë një 42-vjeçar

2020-02-10 0

SHKODER- Besnik Idrizi 42-vjeç ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me thikë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Shtoj në Shkodër pas një konflikti të çastit. Mësohet se 42-vjeçari Idrizi menjëherë është dërguar në spital ku tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndëkohë ende nuk është identifikuar autori që ka shkaktuar plagosjen, si dhe nuk bëhen të ditura motivet që kanë sjellë konfliktin mes tyre.

Free Traffic Exchange