Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, ku është takuar ditën e sotme me Princin e Kurorës Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan.
Në një postim në facebook, Rama bën me dije se ky takim është bërë për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit dhe Konferencën Donatorëve në Bruksel, për tërmetin që goditi vendin më 26 nëntor."Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe - Me Princin e Kurorës Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan, enkas për Rindërtimin e Konferencën Donatorëve në Bruksel", shkruan Rama.