Report TV -Anti-KÇK-ja vijon aksionin, shkon në 37 numri i makinave luksoze të bllokuara

2020-02-08 0

Në disa qytete te vendit, mes tyre në Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Korçë, Sarandë, Shkodër dhe në Fier po zhvillohet një aksion blic për identifikimin dhe bllokimin e makinave me probleme me dokumentacionin, të trafikuara ose që u është fshirë numri i shasisë.

Në Gjirokastër janë bllokuar 19 makina, në Durrës 10, 5 në Tiranë, ndërsa në Fier dhe Korçë deri tani nuk informacion, ndërsa në Shkodër janë bllokuar 3 makina. Policia ende nuk e ka konfirmuar nëse bllokimet lidhen me anti-KÇK-në, por operacionet që po zhvillohen në qarqe të çojnë në këtë drejtim, pasi në momentin që bllokohet makina luksoze, futet në skaner edhe pronari që e posedon, e kaluara e tij, nëse e justifikon.Nëse rezulton se makinat luksoze janë në pronësi të personave me të kaluar kriminale ose ka dyshime se nuk e justifikojnë, atëherë vendoset në dijeni struktura e OFL-së, ku dërgohet dosja për të vijuar me procedurën e dërgimit të formularit për justifikimin e pasurisë ose sekuestrohet në kushtet e emergjencës.

Mes personave që janë shoqëruar në Gjirokastër dy dyshohet se janë të njohur për drejtësinë, por emrat e tyre nuk bëhen ende publikë nga policia. Theksojmë se në 24 orët e fundit në kuadër të operacionit anti-KÇK janë sekuestruar 4 makina të blinduara të Dashamir Gjokës, Saimir Taullaut, Durim Bamit dhe Landi Muharremit