Report TV -'Vrapo kundër korrupsionit', Soreca: Përgjegjësi e çdo institucioni e qytetari

2020-02-08 0

Ministrja e drejtësisë me mbështetjen e delegacionit të Bashkimit Europian ka organizuar edicionin e dytë 'Vrapo kundër korrupsionit'. Ambasadori i BE, Luigi Soreca, i cili ishte i pranishëm në këtë aktivitet, theksoi se të luftosh korrupsionin është përgjegjësi e çdo institucioni dhe individi.

'Ne punojmë bashkë që të luftojmë korrupsionin. Po pyesja veten këtë mëngjes se çfarë do të thotë vrapimi kundër korrupsionit. Është shumë e thjeshtë korrupsioni nuk ka drejtimin tonë. Unë jam gati që të vrapoj në drejtimin kundër korrupsionit. Për mua ky është një sinjal që njerëzit duan të ndryshojnë dhe është e rëndësishme që të nis nga çdo njëri prej nesh, të luftosh korrupsionin është përgjegjësi e çdo institucioni dhe individi' tha Soreca.