Merkel fton Kurtin ne Gjermani

2020-02-08 0

Kancelarja gjermane Angela Merkel fton kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti të vizitojë Berlinin. Ftesën ia bëri përmes një mesazhi urimi për marrjen e detyrës, publikuar në faqen online të zyrës së saj, ku i rendit Kurtit sfidat e vështira për forcimin e perspektivës europiane të Kosovës.

?Qeverisë tuaj i qëndrojnë përpara detyra të rëndësishme dhe të vështira, ku bëjnë pjesë ngrita dhe konsolidimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmirësimi i gjendjes ekonomike dhe në veçanti dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë?, thotë Merkel.

Merkel shpreh po ashtu mbështetjen e Gjermanisë për qeverinë e re të Kosovës në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. Se kur do ta vizitojë Kurti Berlinin, kjo mbetet për t?u përcaktuar nga kabinetet e të dyja palëve, por vizitën e parë jashtë vendit si Kryeministër i Kosovës, Kurti ka vendosur ta bëjë në Shqipëri siç ia premtoi në takimin e kësaj jave ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Tv Klan

Free Traffic Exchange