PD: Rama duhet te zgjidhe krizen politike

2020-02-08 1

Demokratët e vlerësojnë qëndrimin e Këshillit të Europës për zgjedhjet e 30 Qershorit si një tjetër fakt për domosdoshmërinë e ripërsëritjes së tyre dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu i kërkoi kryeministrit që të fokusohet tek zgjidhja e krizës në vend përpara se të harxhojë kohë me krizën ukrainase.

?Në emër të Partisë Demokratike, përshëndes qëndrimin e Këshillit të Europës në mbrojtje të lirisë së votës, si një nga vlerat themelore demokratike, mbi të cilat funksionojnë shoqëritë europiane. Edi Rama nuk mund të sillet si struci dhe të bëjë sikur kriza në Shqipëri nuk ekziston. Në vend që të harxhojë kohë, duke bërë sikur po zgjidh krizën e Ukrainës dhe se ka në dorë fatin e Europës, Edi Rama është përgjegjës të zgjidhë krizën e rëndë politike në vendin e tij, të shkaktuar prej vjedhjes që ai i bëri zgjedhjeve bashkë me bandat më të rrezikshme?, deklaroi Bardhi.

Për demokratët mungesa e zgjedhjeve të lira është baza e krizës politike dhe zvarritja e gjetjes së zgjidhjes nga kryeministri është zgjatja e agonisë së vetë Ramës.

Tv Klan