70 të dënuar në burgun e Reçit në Malësinë e Madhe janë futur në grevë urie prej tre ditësh, pasi nuk kanë mjekë. Denoncimin e bëri në një lidhje telefonike për Report Tv nga burgu i Reçit i dënuari Mikel Thani. I burgosuri u shpreh se shkak i hyrjes në grevë të 70 personave nga 700 të dënuar që po vuajnë dënimin në këtë institucion është mungesa e mjekëve, por shqetësimet janë të shumta. Ai kërkoi që t'u garantohet një vend për zhvillimin e grevës deri në momentin që të shkojnë nga Tirana përfaqësues të ministrisë së Drejtësisë, Burgjeve por edhe Avokatit të Popullit. Mikel Thani akuzoi drejtorin e këtij burgu për arrogancë dhe shtoi se janë kërcënuar me transferim.