Gazetari Edison Myrteza, në një lidhje për Report Tv ka bërë një panoramim të situatës së Wuhan, aty ku ka lindur virusi që po merr qindra jetë, koronavirusit. Teksa ka qetësuar se nuk ka asnjë shqiptar të prekur, Myrteza ka bërë me dije se ka një mungesë të theksuar të maskave. Në treg është e pamundur që të gjesh maska të tilla, edhe përkundrejt çmimeve të kripura. Ai shprehet se për të bërë kërkesë për të marrë një maskë, duhet lënë numri i kartës së identitetit. Duke u ndalur tek thirrjet që bëjnë autoritete kineze, Myrteza shprehet se përveç higjenës personale, këshillohen që të shmanget vendet të shumë populluara. Ai tregon një rast të një martese online, teksa sa u përket ceremonive mortore u është bërë kërkesë që të jenë sa më pak njerëz, ose të shtyhen pak në kohë.