Mbi 900 ankesa për gjyqtarët dhe prokurorët! Prioritet lirimet me kusht! Strukturë provizore për për

2020-02-08 0

TIRANË- Në konferencën e parë për mediat si kreu i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani ka bërë me dije se kanë mbërritur mbi 900 ankesa për gjyqtarët dhe prokurorët dhe se për të përballuar këtë fluks është ngritur një strukturë provizore. Këto ankesa kanë ardhur gjatë periudhës 2017-2020, kur ky institucion nuk ekzistonte, e ndërsa Metani sqaroi se kanë ardhur ankesa edhe nga 1 shkurti, datë e cila përkon me krijimin e këtij institucioni. Prioritet i tij do të jenë vendimet për lirimin e parakohshëm me kusht, ndonëse ka zgjedhur që të flasë me emra apo raste konkrete, pasi sipas Metanit më rëndësi ka fenomeni.

Free Traffic Exchange