Pas Serbisë, komisioneri europian i zgjerimit udhëton drejt Malit të Zi për të biseduar me kryeministrin e këtij vendi, Dushko Markovic.
Në Beograd, presidenti serb Aleksandar Vucic i shprehur zyrtarit të lartë europian mbështetjen e tij për metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së, të propozuar nga Komisioni Evropian. Vuçiç u shpreh qartazi pro ndryshimeve në procesin e shtrirjes së bllokut, nga I cili në fakt, Serbia dhe Mali i Zi janë gjerësisht të përjashtuar. Beogradi dhe Podgorica, që I tashmë kanë nisur bisedimet për anëtarësim, do të kenë mundësi të zgjedhin se cilën qasje dëshirojnë ta aplikojnë. Ndërkohë që nëse merr dritën jeshile, metodologjia e re do të aplikohet në mënyrë automatike për Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Varheyi e ka bërë të qartë se zgjerimi i BE-së në Ballkan është ?prioriteti i tij kryesor?. ?Në fund të mandatit tim, unë do të dëshiroja që të paktën një shtet nga rajoni të ishte gati për anëtarësim?, ka qenë komenti i diplomatit hungarez. Metodologjia e re, siç e ka sqaruar më herët Varheyi, do të bazohet në katër parime: kredibiliteti, parashikueshmëria, dinamika dhe forcimi i udhëheqjes politike. Komisioneri e theksoi se kërkon një proces më dinamik dhe më me kredibilitet për zgjerimin.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DushkoMarkovic#AleksanderVucic#TopChannel