http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ky është Ardian Docaj, 32 vjecari i akuzuar për pengmarrjen dhe vrasjen e jan prengës në 17 janar në Kamëz.I riu që u vetëdorëzua pak ditë më parë, doli para gjykatës për rivlerësimin e masës së sigurisë së arrestit me burg të dhënë në mungesë.Gjatë seancës, Docaj pranoi se e kishte ndryshuar emrin nga shkelzen ne ardian, por ai insistoi se nuk ka qenë i përfshirë në asnjë ngjarje me natyrë kriminale.Ardian Doçaj u vetëdorëzua në pikën kufitare të Hanit të Hotit, pas kthimit nga Austria. Ai sqaroi se gjatë kohës kur ka ndodhur pengmarrja e Jan Prengës, ai ka qenë jashtë shtetit dhe kjo mund të vërtetohej nga vulat në pasaportën e tij.Por megjithë pretendimet e tij, gjykata vendosi ta lërë në burg Ardian Docajn deri në fund të hetimeve.Familja e 32 vjecarit u godit edhe nga Operacioni Forca e Ligjit. Dy ditë më parë, pasuritë e tij në Shkodër u sekuestruan pikërisht pas nisjes së hetimeve për përfshirjen në veprimtari kriminale në bashkëpunim me grupin hajri në Shijak.