Bujqit e komunës Gazi Babë dhe Haraçinës protestuan para Ministrisë së Bujqësisë për shkak të mos pagesës së dëmeve nga reshjet e breshrit në vitin 2018. Ata shprehen të zhgënjyer nga institucionet përkatëse të cilat, sipas bujqve po tallen me mundin e tyre. Madje, shumë prej tyre ankohen se të mbjellat i kishin kryer me borxhe të cilat tashmë dy vite nuk mund ti shlyejnë. Gjatë takimit me përfaqësuesit e Ministrisë u njoftua se të martën pritet të realizohet takim mes bujqve, kryetarëve të dy komunave në fjalë dhe përfaqësuesve të ministrisë për të shqyrtuar pengesat e pagesës së dëmeve. Bujqit kanë paralajmëruar protesta me bllokim të rrugëve të premten e ardhshme në rast se nuk arrihet asnjë marrëveshje rreth kësaj problematike.